fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjimnastika e fytyrës – mbani dukjen rinore të fytyrës në mënyrë natyrale

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ushtrimet të cilat bëhen me rastin e gjimnastikës së fytyrës ju ndihmojnë që t’i aktivizoni muskujt dhe të tendosni vetëm fytyrën, ndërkaq emri i njohur për ushtrime të këtilla është joga për fytyrë

Me ndikimin pozitiv në zvogëlimin e shenjave të plakjes, gjimnastika e fytyrës relakson dhe ndihmon në eliminimin e stresit.

Nëse dëshirojmë të mbajmë dukjen rinore të tërë trupit, ushtrimi i muskujve të fytyrës është i obligueshëm, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim disa ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë të ngadalësoni plakjen dhe të ngrini muskujt e lëshuar të fytyrës:

Ushtrimi për kapakët e lëshuar dhe qeskat nën sy

1. Vendosni të dy gishtat e mesëm në këndet e brendshme të vetullave, ndërkaq me gishtat tregues shtypni këndin e jashtëm të vetullave në mënyrë që të krijoni presion në skajin e jashtëm.
2. Shikoni në drejtim të tavanit dhe ngrini kapakët e syve për efekt më të fuqishëm dhe pastaj lironi muskujt.
3. Përsëriteni këtë ushtrim 6 herë dhe në fund fuqishëm mbyllni sytë 10 sekonda para lirimit të presionit nga gishtat.

Ushtrimi për “rrudhat e qeshjes”

1. Rrotulloni buzët sipër dhëmbëve në mënyrë që t’i mbuloni dhe të imitoni shkronjën “O”.
2. Qeshni gjerësisht derisa i mbani buzët sipër dhëmbëve të cilët ende janë të mbuluar. Përsëriteni qeshjen e gjerë pa dhëmbë 6 herë.
3. Dhe, në fund, derisa mbani qeshjen, shtypni mesin e mjekrës me gishtin tregues në mënyrë që të krijoni presion. Nofullën e poshtme pastaj lëvizeni lart-poshtë me kokën e nxjerrë lehtë prapa. 3. Përsëriteni 3 herë këtë ushtrim dhe lironi muskujt.

Ushtrimi për rrafshimin e rrudhave në ballë

1. Vendosni gishtat e të dy duarve në ballë, ashtu që të jenë të kthyer nga brenda, njëri ndaj tjetrit dhe radhisni vertikalisht nga maja e ballit në drejtim të vetullave.
2. Shtrëngoni butësisht nga jashtë në mënyrë që të krijoni presion të lehtë dhe të tendosni lëkurën. 3. Përsëriteni tendosjen 10 herë para se t’i lironi muskujt.

Ushtrimi për ngritjen e vetullave dhe qeskave të thella

1. Vendosni gishtat tregues nën gropat e të dy syve në drejtim të hundës.
2. Mbuloni dhëmbët me të dy buzët dhe ndani buzët në drejtime të kundërta.
3. Drejtojeni shikimin lart dhe dridhni qerpikët 30 sekonda.

Ushtrimi për lëkurën e lëshuar të qafës

1. Duke shikuar drejt përpara, vendosni gishtat në fundin e qafës. Pastaj kokën nxirreni lehtë prapa dhe butësisht “lëmoni” lëkurën në drejtimin e poshtëm.
2. Kokën lëshojeni prapa dhe përsëritni këtë edhe dy herë.
3. Për fund, nxirreni në drejtim të jashtëm nofullën e poshtme dhe buzën, tërhiqni skajet e buzës sa më shumë që të mundeni poshtë. Vendosni gishtat në klavikulën nën qafë, kokën nxirreni lehtë prapa dhe derisa i mbani të gjithë muskujt të tendosur, merrni frymë thellë 4 herë.


Etiketa: Fytyramasazhi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Pse nuk duhet të pimë ujë çezme?

2 orë më parë
Per Jete

Çka i mungon banjës suaj që nuk iu pëlqen kurrë

2 orë më parë
Per Jete

Nëse shtoni këtë vaj në shampo, flokët do të fillojnë të rriten si kurrë më parë

2 orë më parë
Per Jete

Para ndarjes, merrni parasysh gjithë gjërat e kësaj liste

4 orë më parë
Per Jete

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

6 orë më parë
Per Jete

Mënyra e lehtë dhe e lirë për të pastruar jorganin tuaj pa e vendosur në lavatriçe

7 orë më parë
Postimi tjetër

Bekim Jashari i bën urim të veçantë gruas për ditëlindje: Faleminderit që na mbushë me dashuri e lumturi të pafund

Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të shtypin PKK-në nëse duan anëtarësim në NATO

Lemza, çfarë duhet të hani për ta kapërcyer atë menjëherë

TË FUNDIT

Arjola Demirit i realizohet ëndrra: Do prezantoj një emision vetëm për mua

6 minuta më parë

Arjola Demiri rrëfeu sot në “Wake Up” se i është plotësuar ëndrra që kishte për të prezantuar një emision. Ajo...

Avokati i Nasim Haradinajt flet për dënimin që iu dha nga Specialja: Ishim shumë të zhgënjyer me vendimin

16 minuta më parë

Avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, ka folur lidhur me Aktgjykimin dënues të Speciales për klientin e tij. Cadman tha...

Red Beauty Corner punësojnë refugjaten nga Ukraina dhe mbajnë master-class për ti siguruar më shumë të ardhura

22 minuta më parë

Është kaq madhështore kur dëgjon për iniciativa pozitive, për njerëz empatik, zemërgjër dhe që janë gati ti ndihmojnë të tjerët...

Shpageta me mish të grirë

52 minuta më parë

Padyshim që Italia është atdheu i makaronave. Spaghetti-it e famshme me shijen e tyre tunduese kanë magjepsur gjithë botën. E...

Bonarti ndanë imazhet më të mira me Festën

1 orë më parë

Bonart Ajvazi është menaxheri i këngëtarit të njohur, Yll Limanit. Ai më herët nuk ka qenë i përfolur në mediat...

Bertan Asllani dhe mustaqet e tij

1 orë më parë

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani tashmë që një kohë është pjesë e kinematografisë turke. Madje, edhe paraqitja e jashtme e tij...

MË TË LEXUARAT

Çifti i famshëm i jep fund fejesës

Ushqimi në dukje “i shëndetshëm” që rrit rrezikun e “kancerit agresiv” me 70 për qind

Bertan Asllani dhe mustaqet e tij

Aksioni “Brezovica”, bastisen edhe 6 lokacione – arrestohen 4 persona, në mesin e tyre ish-sekretari i MI-së

Jamie Fox kapet në momente intime me një grua misterioze në një jaht në Kanë

Habit Mikela: Kam qenë e fejuar për dy vite, jetoja me vjehrrën

Dyshja Loredana Zefi dhe Celine publikojnë këngën e re “Ballade”

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

Vdes në moshë të re muzicienti kosovar

Blero tregon se kush ja di më së miri hallet

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint