Gjin Dodaj është Hair&make-up artist, master trainer profesional për parukeri dhe grim. Ai, njihet për punën e tij të shkëlqyer në fushën e bukurisë, ndërkohë që nga viti 2018 ka nisur të shkollohet për parukeri dhe grim, ku edhe është diplomuar. Gjin Dodaj gjithashtu është çertifikuar nga trajnime të shumta në fushën e bukurisë.
“Studio Gjini” ndodhet në qytetin e Gjakovës dhe është adresa e preferuar e një klientele të gjërë që e dijnë saktë vendin se ku mund të rregullohen perfekt. Gjini, është profesionist i listës A, andaj edhe puna e tij është mbreslënëse.
Maestro i flokëve dhe grimit, i cili ka vendosur që të vazhdoj të punoj në Gjakovë, thotë se e bukura dhe modernja për të nuk kanë fund asnjëherë. “Nëpërmjet punës tonë ne e bëjmë secilen femër të ndjehet e kompletuar dhe mahnitëse, por edhe të jetë në qendër të vëmendjes falë punës profesionale që bëhet tek ajo”.
Gjini, ka një faqe mjaftë aktive në Instagram ku prezanton punën e tij dhe të stafit dhe komentet pozitive tashmë janë bërë pjesë e pa ndarë e çdo postimi. Rezultatet e mahnitshme, klientet e kënaqura dhe komplimentet, nuk i lënë kohë mjeshtrit të këtij profesioni të lodhet asnjëherë, përkundrazi i japin motiv ta bëjë këtë punë me pasion dhe dashuri të rrallë.
Ndryshe, Gjin Dodaj njihet si perfeksionist në punën e tij, edhe pse ai vetë nuk pëlqen të komentoj mbi këtë gjë.
“Gjini Studio” bashkëpunojnë edhe me shumë emra të famshëm dhe së fundi janë të angazhuar në një reklamë, pjesë e sëciles janë shumë VIP artistë.
Ndërkohë, plani më serioz i studios dhe Gjinit është hapja e një akademie profesionale për flokë dhe grim.
Nxënës të ndryshëm do të diplomohen pas kurseve që do të mbahen personalisht nga master traineri Gjin Dodaj, me punën e të cilit ju njohim përmes fotove në këtë shkrim të “Kosovares”, por edhe duke i bërë follow në Instagram.