Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjuajtje me armë në afërsi të post-bllokut të policisë në veri

nga Revista Kosovarja

Nëntë gëzhoja janë gjetur në afërsi të një post-blloku të vendosur nga Policia e Kosovës në Zveçan, të enjten në mbrëmje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Policia ka njoftuar se një njësit policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të pikës së kontrollit.Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, ka njoftuar policia.

Mbi artikull

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]