Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në një restorant në Lipjan.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, e më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Pronari i restorantit ka raportuar rastin në polici.
“Rr. Bajram Gashi, Lipjan 28.02.2024 – 05:15. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i restorantit, ka raportuar se një mashkull i panjohur ka shtënë dy here me armë zjarri në lokal dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin policor./Paparaci