Pikërisht sot janë bërë 12 vjet nga vdekja e njërit prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Ai la gjurmë të mëdha si në kinematografinë e huaj, po ashtu edhe në atë shqiptare, shkruan Kosovarja.
Fehmiu konsiderohet aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, ku ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë: “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.
Fama e tij arriti pikën më të mirë, përmes filmit “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966., ku deri në atë kohë, Bekimi kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Aktori me famë botërore, Bekim Fehmiu bashkëpunoi me emra të njohur të kinematografisë botërore si: John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë.
I njohur brenda dhe jashtë vendit, Bekim Fehmiu në rolet e tij ka interpretuar në disa gjuhë, por është për tu habitur se si sot institucionet tona nuk kanë organizuar asnjë aktivitet për nder të përvjetorit të tij.