Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për të pandehurit A.S. dhe B.S.

Mbi artikull

I pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Lajmi/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]