Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjykata merr vendimin për Meriton Mjekiqin

nga Revista Kosovarja

Muajin e kaluar, emri i moderatorit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi, u përfol gjerësisht në media pas arrestimit të tij lidhur me një përleshje fizike, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Mbi artikull

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga masa e arrestit. Përmes një postimi në Instagram Story, ai njoftoi opinionin publik, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit në të cilën isha mbajtur. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar ai.

Në postim, Mjekiqi shihet pranë avokatëve të tij, duke dhënë mesazhe falënderimi, për të gjithë ata që e përkrahën gjatë kësaj kohe.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]