Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i 100-të edhe sot në seancë private

nga Revista Kosovarja

Dëshmitari i 100-të po vazhdon edhe sot dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbi artikull

Seanca ku ky dëshmitar është duke dëshmuar është private dhe kryetari i trupit gjykues Charles Smith III ka bërë të ditur se pyetjet për atë do t’i fillojë mbrojtja e Thaçit.

Dëshmia e dëshmitarit të 100-të ka filluar të martën, ku pyetjet ndaj tij i filloi dhe përfundoi Zyra e Prokurorit të Specializuar në sesion privat për publikun.

Ndërkaq, gjykatësi Smith dje tha se të gjithë të akuzuarit do të jenë prezent përmes video-lidhjes në seancën e sotme.

Moneytizer Paragrafi 4