Këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj që nga fillimi i karrierës është dalluar nga koleget e saj për nga veshja dhe mënyra e paraqitjeve në mbrëmje muzikore.
Edhe pse është goxha në moshë, ajo vazhdon të mbajë linjat si të ishte 20 vjeçare, shkruan Kosovarja.
Përveç muzikës ajo i përkushtohet shumë familjes së saj, bashkëshortit, djalit dhe vajzës me të cilët këto ditë të izolimit po i kalon së bashku duke postuar imazhe të ndryshme nga ambienti i tyre familjar.
E zonja në muzikë po, por edhe në kuzhinë po tregohet goxha e zonja.
Ajo ndan imazhe nga sofra e saj duke ngrënë ushqime të ndryshme të cilat po i gatuan vet ajo, por që asnjëherë nuk mungojnë ato tradicionale.
Së fundmi postoj një foto duke ngrënë fli , e cila po duket tejet e shijshme./Kosovarja/