Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjyveç i gjysheve me kungullesha dhe mish pule!

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

– 2 kofshë dhe 2 këmbë pule,
– 2 kungullesha të vogla,
– 1 lakër e vogël,
– ½ preshi,
– 2 karota,
– 2 thelpinj hudhre,
– 100 g kërpudha,
– 1 filxhan oriz,
– piper,
– kripë,
– erëza të thata,
– 1 domate,
– spec i bluar,
– fletë dafine.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e grirë dhe specin, shtoni karotën të prerë në rrathë, kërpudhat të prera në feta, ndërkaq kungulleshat të prera në kube.

Moneytizer Paragrafi 4

Fërgoni edhe pak. Qitni në gjyveç. Nuk duhet shtuar ujë.

Shtypni në enë thelpinjtë e hudhrës dhe shtoni erëzat, kripën dhe vajin, fërkoni kofshët e pulës dhe qitni në gjyveç.

Shtoni fletën e dafinës.

Piqeni në 200 gradë rreth 50-60 minuta derisa të skuqet mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]