Sot gjatë orës 12:00 një veturë ka goditur një 16 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Tutje Veseli njoftoi se 16 vjeçari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore.
Ndërsa ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin.