Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Goditet nga vetura një i mitur në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se një i mitur është goditur sonte nga vetura në Mitrovicë.

Mbi artikull

“Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe tha se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.

“Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped”. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale”. Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]