Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Mbi artikull

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se një këmbësore ëshjtë goditur nga një veturë.

Ajo tha se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfrirmoi ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]