Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:25 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Mbi artikull

Raportohet se një këmbësor është goditur nga një veturë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, gjendja e këmbësorit është e rëndë ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Për disa momente, ky segment i rrugës ka qenë i mbyllur për qarkullim, ndërsa tashmë është liruar për kalim.

Moneytizer Paragrafi 4