Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gold AG ia mbylli gojën komentueses e cila e kritikoj për këngën e re

nga Revista Kosovarja

Gold AG dhe Albina Kelmendi sot publikuan projektin e ri muzikor me titull “Prishtina”.

Kjo këngë pranoi komente të mira nga fansat e dyshes në orët e para të publikimit, por nuk munguan edhe komentet negative.

Në faqen e Goldit në Facebook, të bie në sy komenti i një ndjekëse, e cila i thotë se Prishtinës duhet t’i këndojnë prishtinasit.

“Prishtien lerjani Prishtinalive e ju dy ma mire kendojuni qyteteve tuaja, ti Presheves e Albina, Deqanit ose Pejes sone, se me Prishtine bash hiç kurgje nuk ju lidhe bile po dukeni qesharak te dyte”, shkruan ndjekësja.

Moneytizer Paragrafi 4

Reperi ia mbylli gojën me përgjigjen “A jemi n’rregull tash a ta fshi kangen”, ku ia shoqëroi fotografinë e leternjoftimit, në të cilën tregon se vendlindja e tij është pikërisht Prishtina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]