Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gold Ag përkushtohet që Guerili të ndjekë hapat e tij

nga Revista Kosovarja

Reperi Gold Ag është një ndër artistët më patriot që njohim dhe këtë e ka shfaqur në shumë mënyra, shkruan “Kosovarja”.

Mbi artikull

Në festën e madhe të shqipëtarëve, për Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit që lamë pas, ai u bë baba për herë të parë i një djali, që i vendosën emrin Gueril.

Dashurinë për atdheun duket se do t’ia mësojë edhe djalit të tij, sepse pak muaj pas lindjes së Guerilit Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë dhe Goldi sigurisht që ka marrë rrugë për në Prekaz, vendlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari.

Në një postim të tij në Instagram ai shihet së bashku me djalin pranë shtatores së Adem Jasharit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Urime pavarësia Kosovë” ka shkruar ai. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]