fbpx

Gold AG ua uron Ditën e Veteranëve gjithë çlirimtarëve të trojeve shqiptare

nga Revista Kosovarja

Sot (e enjte 30.12) shënohet Dita e Veteranit për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Në këtë ditë vjen në kujtesë beteja e parë e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz, 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë, shkruahn “Kosovarja”.

Përpos Prekazit, në ditën e sotme kujtohet edhe Gllogji si dhe të gjitha vatrat e tjera të luftës.

Mbi shënimin e kësaj dite ka reaguar reperi i njohur nga Presheva, Arian Agushi.

I njohur për publikun si, Gold AG, artisti ua uron Ditën e Veteranit gjithë çlirimtarëve të trojeve shqiptare.

“Urime Dita e Veteranit, gjithë çlirimtarëve të trojeve tona”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojëm se, Gold AG është ndër të parët për ditë të tilla i cili deri më tani i ka kushtuar këngë disa heronjve e dëshmorëve të Kosovës që luftuan për liri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]