Arian Agushi mbeti pa baba në moshën gjashtë vjeçare, e kujtimet me të atin i ka të pakta, shkruan “Kosovarja”.
Më i vështirë për të është fakti se ka tre vite që për shkak të ndalesës në Preshevë nuk ka arritur ta vizitoj varrin e tij.
Reperi prej 2 muajsh është bërë vetë baba dhe tashmë e kupton akoma më mirë se sa e rëndësishme është figura atërore.
Pak ditë pas lindjes së djalit, Guerilit, Gold Ag bëri një postim që i preku të gjithë. Ai i premtoi të birit që do kujdeset të mos i mungojë kurrë asgjë në jetë, duke qenë se vetë është rritur pa baba.
“Mirë se të gjeta babë. Më fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do të vijmë edhe bashkë babë. Ah Preshevë, era që nuk e ndjeva askund”, shkruan Gold Ag. / Kosovarja