Një tjetër vjedhje ka ndodhur në Institucionet Publike të Kosovës.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është vjedhur një kasafortë me një peshë të konsiderueshme, mirëpo që nuk dihet se çfarë ka pasur brenda saj.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime per rastin”, ka thënë ai për lajmi.net.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.