Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën Agim Bajrami në Kaçanik.
Në raport thuhet se dy persona në Kaçanik, në orët e para të mëngjesit të së mërkures, kanë lajmëruar policinë, pasi derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, persoa të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë të parave.
“Rr. Agim Bajrami, Kaçanik 20.12.2023 – 01:25. Dy ankues meshkuj kosovarë, kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shume të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.