Tre persona të cilët dyshohet me bazë se kanë kryer një grabitje në një pompë të derivateve e cila ndodhet në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, kanë përfunduar në pranga të policisë.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se arrestimi i tyre ka ndodhur një ditë pasi kanë kryer veprën dhe për këtë rast policia kishte zhvilluar një hetim intensiv.
Grabitësit e maskuar kishin marrë me veti një shumë të konsiderueshme të parave dhe pako me cigare. Për arrestimin e treshes është njoftuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar ndalimin e tyre ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetime.