Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gratë apo burrat, kush e ka më të vështirë lënien e cigares? E thotë studimi

nga Revista Kosovarja

Sipas një studimi të ri, gratë ndonëse pinë më pak cigare, e kanë më të vështirë sesa meshkujt të lënë duhanin. Kjo ndodh pasi gratë krijojnë një “lidhje të fortë emocionale”.

Mbi artikull

Louise Ross, një eksperte në Qendrën Kombëtare për Ndërprerjen dhe Trajnimin e Duhanit, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, mendon se pirja e duhanit ka një ‘lidhje të fortë emocionale’ me gratë.

Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë one-to-one.

Numri mesatar i cigareve që konsumoheshin çdo ditë ishte 23 për gratë dhe 27 për burrat – por 55% e burrave abstenuan nga pirja e duhanit krahasuar me 52% të grave.

Moneytizer Paragrafi 4

Eshtë interesante që rreth 56% e grave kishin një varësi të rëndë nga nikotina, krahasuar me 60% e burrave.

Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.

“Rezultatet sugjerojnë se pavarësisht se pijnë më pak cigare dhe varen më pak nga nikotina sesa meshkujt, gratë e kanë më të vështirë të heqin dorë”, tha autorja e studimit Ingrid Allagbe, një studente doktorature në Universitetin e Burgundy, Dijon, Francë.