Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grenell: Albin Kurti gjithmonë është kundër SHBA’së

nga Revista Kosovarja

Reagon Grenell: Një gjë është e sigurt, Albin Kurti gjithmonë është kundër SHBA’së

I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të VV’së, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit. Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Grenell.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit”

“Simbolizmi nuk paguan qiranë, punët e bëjnë këtë”, përfundoi Grenell.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]