Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grenell arrinë në Kosovë, niset drejt Qeverisë për ta takuar Hotin

nga Revista Kosovarja

Ambasadori Richard Grenell, që është emisar special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur para pak minutash në Kosovë.

Mbi artikull

Ai së bashku me 13 zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit Amerikan ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës dhe është nisur drejt kryeqytetit, konkretisht në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Pas pak çasteve pritet të nisë takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Punonjësit e Qeverisë shihen se kanë vënë maska mbrojtëse me flamurin e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Moneytizer Paragrafi 4

Bëhet e ditur se vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.