Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grenelli dëshiron të ngritët në pozitë

nga Revista Kosovarja

Analisti Krenar Shala ka shprehur rezerva se një marrëveshje e shpejt do të ishte e mirë për Kosovën.

Mbi artikull

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka ndryshuar shumë ne politikën e jashtme.Ai ka thënë se Amerika e ka miratuar një ligj që sanksionon vendet e treta që blejnë armë nga Rusia por që sipas tij Grenelli asnjëherë këtë ligj nuk ia ka përmend Vuçiqit.

“Grenelli para se gjithash është i interesuar të ngritët në pozitë. Atij nuk i intereson nëse marrëveshja Kosovë-Serbi do të dështojë apo jo”.

Shala thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të dështojë për shkak të popullit të Kosovës.Analisti thotë se në shumë vende ku Amerika ka garantuar marrëveshjet ato kanë dështuar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Amerika para disa muajve garantoi marrëveshjen me talebanët, por kjo marrëveshje dështoi dy ditë pasi u nënshkrua. Marrëveshja Ukrainë –Rusi në vitin 1993…”.

Shala thotë se Administrata amerikane është e interesuar të sjellë një marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi që kjo të jetë një fotografi para zgjedhjeve në Amerikë.

“Unë mendoj se kjo marrëveshje do të sjellë mjaft probleme”, tha ndër të tjera Krenar Shala.