Gresa Behluli është këngëtarja e famshme, që ndër vite ka lansuar këngë të bukura për publikun.
Thuajse të gjitha këngët e Greses janë hite që i kanë rezistuar kohës.
Këngëtarja, e cila vitet e fundit është tejet e angazhuar edhe në tregun e dasmave, sapo ka sjell risinë e fundit në muzikë.
Bëhet fjalë për këngën me titull “Zemra ime”, që është një produkt muzikor shumë më ndryshe nga ato çfarë i kemi parë e dëgjuar nga Gresa deri më tani. Projekti i vizualizuar me klip është lansuar dhe ka premisa e hitit të verës.
Kënga sjell në vëmendje një storie dashurie dhe nga ndjesia e interpretimit, le përshtypjen sikur këngëtarja e ka shumë personale këtë këngë.
Edhe në këtë videoklip, Gresa shkëlqen në pamje dhe stil, duke e konfirmuar sërish se ajo është një nga këngëtaret më elegante të skenës muzikore shqiptare.
“Zemra ime” – Gresa Behluli: