Grida Duma i ka suprizuar të gjithë këtë fundjavë pasi ëhstë shfaqur në një mënyrë krej tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Grida ka hequr petkun e politikanes, moderatores, zonjës së angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe të aktivistes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Grida Duma ka zgjedhur të udhëtojë nëpër Shqipëri, por jo me makinë, por me motorr.
Ajo që menjëherë të tërheq vëmendjen është se cili është motoristi që e shoqëron, por kësaj pyetjeje i jep menjëherë përgjije vetë Grida, e cila sqaron se në këtë udhëtim “shpirtëror” është së bashku me djalin e saj, Erti.