Mëngjesi i sotëm për familjen Selaci si dhe për njerzit që e njihinin atë ka filluar në zi, pasi grimerja vushtrriase, Liberta Selaci, ndërroj jetë.
Lajmi u bë i ditur nga vëllau i saj ku ka njoftuar se kishte qenë edhe në pritje të ëmbël, shkruan “Kosovarja”.
Por, grimerja e njohur si duket kishte lidhje familjare edhe me moderatorin e njohur, Alaudin Hamiti.
Prezentuesi i emisionit “NIN” e ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin për vdekjen e hidhur ku ka shkruar se kishte qenë vajza e dajës së tij.
“Pastë dritë shpirti saj. Vajza e dajës iku në amshim!”, ka qenë shkrimi i Hamitit bashkangjitur me fotografinë e Libertës dhe njoftimin e vëllaut të saj për vdekjen.
Kujtojmë se e ndjera ishte e infektuar me Covid-19 dhe kishte ditë që po ballafaqohej me këtë sëmundje të rëndë.
Varrimi i të ndjerës bëhet në varrezat e fshatit Banjske në Drekë nga ora 13:00.