Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruaja e bën për spital fëmijën që e kishte frikësuar me maskë Halloween-i

nga Revista Kosovarja

Kur fëmijët i ranë ziles në një pallat, gruaja 33-vjeçare që u hapi derën u ndje aq e frikësuar sa që e rrahu keq njëri nga fëmijët

Festimet e shfrenuara të Halloween-it në Zvicër kanë kaluar kryesisht, pa probleme.

Megjithatë, në qytetin e St. Gallenit, një patrulle policore i doli punë.

Tre fëmijë të moshës shtatë dhe nëntë vjeç ishin në një turne me kostume përkatëse, për Halloween, thuhet në raportin e policisë së kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Kur i ranë ziles në një pallat, gruaja 33-vjeçare që u hapi derën u ndje shumë e frikësuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Më pas ajo ju drejtua në mënyrë të dhunshme djemve të maskuar nëntë dhe shtatë vjeç duke i goditur. Fëmijët e frikësuar kanë ikur dhe kanë njoftuan prindërit e tyre. Këta të fundit, nga ana e tyre kanë alarmuar policinë.

Rrahja si duket ka qenë relativisht serioze. Kështu. djali nëntëvjeçar është dashur të sillet në spital për kontroll nga shërbimi i ambulancës, përcjekll albinfo.ch. Megjithatë, ai kishte pësuar vetëm lëndime sipërfaqësore.

Policia e kantonit St. Gallen ka kryer një hetim mjeko-ligjor dhe ka vazhduar hetimet nën drejtimin e prokurorisë publike. Gruaja që ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve është paditur..

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]