Bashkëshortja e anëtarit të AAK-së Daut Haradinaj, Lola Haradinaj është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetin social Instagram.
Kjo jo më kot, pasi ajo ka një afërsi me fansat e saj ku numëron mbi 57 mijë ndjekës, shkruan “Kosovarja”.

Duke publikuar momente të ndryshme nga jeta e saj, së fundmi tregojë që është edhe një femër mjaftë e kujdesshme në komunikacion.

Me anë të një selfie ajo tregojë se e vendos rripin e sigurisë, gjë e cila e bën të veçohet edhe si femër e kujdesshme.
E veshur me një sako të zezë ku e ka kombinuar me grimin, teksa shfaqet me flokët e kapura, Lola po shkëlqen si gjithmonë./Kosovarja/

