Ai është një nga aktorët më të pëlqyer. Fatmir Spahiu, i njohur si ‘’Oki’’ i serialit ‘’Kafeneja jonë’’, është tejet i dashur për publikun, kjo për shkak të roleve, por edhe origjinalitetit që e karakterizon, shkruan “Kosovarja”.
Fatmir Spahiu pos që është aktor i mirë, është edhe prind i mirë, e këtë e konfirmon bashkëshortja e tij Zana.

‘’Me të vërtetë më ka ndihmuar shumë, edhe pse për shkak të profesionit të tij ka qenë shumë i angazhuar, mirëpo sa herë që kam pasur nevojë për ndihmën e tij ai ka qene pranë meje dhe fëmijëve tonë. Fatmiri është prind i mrekullueshem dhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Fëmijët janë shumë të lidhur me Fatmirin dhe më me qef rrinë me të se sa me mua (qeshët), sidomos gëzohen shumë kur mami ka ndonjë pune dhe ata mbesin vetem me babin’’.
Kështu thotë bashkëshortja e aktorit që ndër vite ka bërë shumë njerëz të qeshin pa fund, shkruan “Kosovarja”.

