“Seksi është jetë”. Pilar Rubio, modelja, prezantuesja dhe bashkëshortja e Sergio Ramos, ka dhënë një intervistë televizive për programin “La Resistencia”.
Aty ka zbuluar detajet më intime të marrëdhënies me bashkëshortin e saj, mbrojtësin aktual të Paris Saint Germain. Drejtuesi i emisionit e pyeti Pilar mbi raportin në çift, ndërsa ajo iu përgjigj pa vonesë: “Ne e bëjmë çdo ditë, përveç ditëve që jam në Madrid. Sot, për shembull, falë jush nuk mundem” .
Çifti spanjoll janë të martuar që nga qershori i vitit 2019 dhe kanë katër djem. E pyetur nëse kushtëzohen nga fëmijët, gruaja e Ramos u përgjigj: “Ata janë në shtrat që nga ora 21:30, kështu që nuk ka problem”.
Pilar Rubio më pas zbuloi se ajo vazhdimisht udhëton mes Madridit e Parisit dhe ka vetëm 52.000 euro në bankë. “Kjo është shifra e fundit që kam parë në llogarinë time”, – siguroi ajo.