Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruaja përjeton tmerr në Fushë Kosovë, detajet lënë pa fjalë

nga Revista Kosovarja

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Mbi artikull

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik brutal, duke treguar për çaste frike, dhune dhe përpjekje për të kërkuar ndihmë që u ndërprenë me forcë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një grua rreth 26 vjeçare, e cila është paraqitur dje në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka rrëfyer se një natë më parë, më 16 prill në mesnatë, se kishte pësuar sulm fizik nga bashkëshorti i saj, rreth 24 vjeçar.

Sipas dëshmisë së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr zvarrë deri në dhomën e gjumit, ku e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Moneytizer Paragrafi 4

Viktima kishte tentuar të thërrasë Policinë për ndihmë, por ai ia kishte marrë telefonin nga dora dhe e kishte përdorur si mjet për ta goditur sërish në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave, si dhe Prokuroria, ku me urdher i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.