Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruaja që kaloi pandeminë e vetme në Arktik

nga Revista Kosovarja

Shtetasja italiane jetoi për dy muaj në errësirë në një qytet me 28 banorë

Mbi artikull

Pjesën më të madhe të njerëzve në botë pandemia i vendosi në një vetmi të detyruar, por ndryshe ndodhi me Valentina Miozzo. Vetminë shkoi ta kërkonte në Rrethi Arktik ku ajo u shpërngul në “majën” e Norvegjisë dhe ku për rreth dy muaj nuk pa asnjë rreze dielli.

Në dhjetor dhe Janar atje mbizotëron errësira e duke qene se Valentina vinte nga Italia kishte probleme për t’u përshtatur me realitetin e ri. Arsyeja e këtij vendimi ishte mbyllja e aktivitetit ku ajo punonte si një guidë turistike.

Qëllimi i këtij udhëtimi në Arktik fillimisht ishte oferta për të mirëmbajtur një shtëpi udhëtarësh. Por më pas e pa si mundësi për të vizituar vende të pa eksploruara më parë. Valentina jetoi në Kongsfjord, rreth 3800 kilometra larg nga shtëpia e saj në Modena një qytet me 185 mijë banorë, ndërsa në Kongsfjord banonin vetëm 28 persona ku supermarketi më i afërt është 40 kilometra larg.

Moneytizer Paragrafi 4

Pak pas mbërritjes në destinacion filluan netët polare errësirë për 24 orë në ditë, kjo ishte nga përvojat më të pabesueshme ndaj tashmë ajo e ka të vështirë të qëndrojë në dritë ku që prej mesit të muajit Maj e deri në mes të muajit Korrik ka diell 24 orë në ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]