Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruaja që u vrau sot në Kamenicë ishte 34 vjeçe

nga Revista Kosovarja

Sot ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Berivojë të komunës së Kamenicës.

Mbi artikull

N.M rreth 42 vjeç, dyshohet se me shufër metalike ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerë S.M (34 vjeçe).

Njofitmi i plotë i Prokurorisë Themelore të Gjilanit:

Gjilan, 25 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare.

Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]