Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grubi e udhëhoqi mbledhjen e Qeverisë në Maqedoni në gjuhën shqipe

nga Revista Kosovarja

Seancën e pestë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mungesë të kryeministrit Zoran Zaev, e ka drejtuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

Mbi artikull

Grubi seancën e sotme e ka udhëhequr edhe në gjuhën shqipe.

Me ndryshimet në rregulloren e punës së Qeverisë, Kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev e zëvendëson zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Koordinim të Çështjeve Politike të Dikastereve, Artan Grubi.

Në mbledhjen e 5-të të Qeverisë u përcaktuan masat për blerjen e rrushit, u vendos që 884 studentë dhe 347 nxënës të paguhen me një shumë mujore për të mbuluar kostot e akomodimit ose transportit privat, të cilët për shkak të protokolleve nuk do të jenë në gjendje të përdorin akomodimin në konvikte, kurse gjithashtu u vendos që teatrot, kinematë, opera dhe baleti të punojnë sipas Protokolleve për organizim të ngjarjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]