Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gruda ngre alarmin: “Sot pushteti është mbi Kushtetutën”

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër interpretimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe nuk lë hapësirë për paqartësi.
Gruda ka cituar pjesë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se afati prej 30 ditësh nuk është vetëm periudhë brenda së cilës duhet të provohet konstituimi i Kuvendit, por afat brenda të cilit konstituimi duhet të përfundojë.

Mbi artikull

Ai ka kritikuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila u ka bërë thirrje palëve që çdo paqartësi rreth seancës ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Pse duhet edhe njëherë në Gjykatë Kushtetuese? A e njeh zonja ushtruese e detyrës së Presidentes këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese? A ka qytetar që mendon se në këtë paragraf ka paqartësi?”, ka deklaruar Gruda.
Sipas tij, thirrja për t’iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje për të vonuar konstituimin e Kuvendit dhe për të krijuar, siç tha ai, një bllokadë politike.

Deputeti i PDK-së ka ngritur edhe shqetësimin për pasojat që, sipas tij, mund të ketë një qasje e tillë në raport me demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]