Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj burgim.

Mbi artikull

Gucati tha se gjatë këtyre 4 viteve s’ka mundur të jetë pranë familjes dhe atdheut, e sipas tij, gjatë qëndrimit në Hagë, në Kosovë dhe në familjen e tij ndodhën një mori ngjarjesh.

“Ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babës i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë. Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam”, tha Gucati.
Ai nuk harroi t’i përmend as ish-krerët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tjerë, pa të cilët tha se liria nuk është e plotë.

“Por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe. Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës”, shkroi Gucati.