Për një ndër gjellët e preferuara në të gjitha tavolinat po ju sjellim recetën e kuzhinierit të famshëm Roman Paulus.
Aftësitë dhe shkathtësitë e tij janë shpërblyer me Yllin e Michelinit.
Përbërësit e nevojshëm:
▪ 300 g qepë
▪ 500 g salsiçe
▪ 3 lugë yndyrë
▪ 4 thelpinj hudhre
▪ 100 g domate
▪ 2 lugë gjelle spec të ëmbël
▪ 1 litër lëng pule
▪ 300 g patate
▪ djegës për shije
▪ 1 lugë çaji qimnon i bluar
▪ 150 ml ujë
▪ 2 luge miell
▪ 1 lugë çaji borzilok
Mënyra e përgatitjes:
Pritni qepën dhe fërgojeni në yndyrë, pastaj shtoni suxhukun nga i cili keni hequr lëkurën dhe të cilin e keni prerë imët dhe fërgojeni edhe 5 minuta. Pastaj shtoni qepën e grirë dhe fërgojeni edhe 5 minuta.
Shtoni salcë domatesh dhe përzieni. Pas 2 minutash shtoni spec jodjegës dhe qimnon të bluar dhe fërgoni duke i përzier. Kujdes që speci jodjegës të mos digjet.
Pas 2 minutave hidhni ujin e mishit dhe pataten e grirë. Mbuloni me kapak dhe zieni 10 minuta.
Ujin dhe miellin bashkoni mirë, më pas hidheni në gjellë. Shtoni kripë, piper dhe rigon dhe përzieni. Zieni edhe 10 minuta.