Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hajdari: Kosova, lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative

nga Revista Kosovarja

Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative. Kështu u tha në panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Mbi artikull

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se industria kreative në Kosovë është shumë dimensionale falë rinisë që po kontribuon në këtë.

Ajo tha se ky sektor i ekonomisë kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.

Ministrja Hajdari potencoi se ka filluar strategjia për specializim të mençur që zbulon katër shtyllat që sjellin më shumë kreativitet.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo theksoi se Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative, derisa çka shtoi se klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci potencoi se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave.

Ajo tha se nxënësit dhe studentët janë më kreativ sesa vetë politikat e qeverisë.

Në kuadër të këtij paneli, Nagavci tha se kanë përpiluar programe të ndryshme me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile që të fillojnë shkathtësitë e buta që nga mosha e hershme në nivelin parauniversitar

Nagavci përmendi dhe janë punësuar këshilltarë për karrierë nëpër shkolla për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se jajë bërë ndryshime dhe përmirësime të ligjeve në kuadër të kësaj teme, derisa përmendi Ligjin për Artin dhe Kulturën, Ligjin për të drejtat e autorit si dhe Ligjin e pagave.

Ai potencoi se është rritur paga për pjesën e krijuesve dhe përformuesve.

Çeku tha se financimi për kulturë është në rënie në rajon, porse ka shënuar rritje në Kosovë.

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ekspertja në fushën e ekonomisë kreative nga UNDP, Gokçe Dervishoglu Okandan. Ajo tha se kontributi i qeverive në këtë fushë është relevant.

Ndërkaq, drejtoresha e Future by Lund nga Universiteti i Lundit, Charlotte Lorentz Hjorth tha se që nga viti 2017 është vendosur që ky universitet të jetë pjesë e partneritetir të BE-së për të pasur një ekosistem, inovacion të disiplinave të ndryshme të fushës ekokreative.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]