Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hajnat vodhën medaljen e Agim Ramadanit, presidentja ia dorëzon familjes kopjen

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ia ka dorëzuar sot kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës” familjes së heroit Agim Ramadani.

Mbi artikull

Osmani ka thënë se duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes Ramadani është ritreguar kujdesi i institucioneve të vendit ndaj atyre që mundësuan lirinë.

“Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin që i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani ndër të tjera në Facebook.

Ky akt i Osmanit erdhi pasi në banesën e familjes së Agim Ramadanit në Prishtinë, më 2014, kishin hyrë hajnat dhe, mes gjërave të tjera, ia kishin vjedhur edhe dekoratën.

Moneytizer Paragrafi 4

Në prill të vitit 2009 ish-presidenti Fatmir Sejdiu e kishte dekoruar Agim Ramadanin me urdhrin “Hero i Kosovës”, duke ia njohur kontributin e lartë e veprën e pashoq të trimërisë së komandantit të UÇK-së.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/300631348088078