Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hajrulla Çeku merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit

nga Revista Kosovarja

Hajrulla Çeku i cili ka shërbyer si ministër i Kulturës, e ka pranuar detyrën e re si udhëheqës i dikasterit qeveritar të arsimit.

Mbi artikull

Ai në rrjetet sociale mes tjerash ka shkruar se çdo ditë të shërbimit ndaj arsimit dhe shkencës do ta trajtojë me seriozitet, transmeton Klankosova.tv.

“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

“Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.Na priftë e mbara!”, shkroi Çeku

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]