fbpx

Hakerat sulmojnë Gjykatën e Hagës

by Revista Kosovarja

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka thënë se ka pësuar një sulm kibernetik javën e kaluar pasi hakerët kanë hyrë në sistemet e saj të brendshme.

ICC, me seli në Hagë, Holandë, është e vetmja gjykatë e përhershme për krimet e luftës. E themeluar në vitin 2002, gjykata aktualisht po heton krimet kundër njerëzimit në Ukrainë.

Organizata të martën konfirmoi se kishte zbuluar “veprimtari anormale që ndikonte në sistemet e saj të informacionit”.

“U miratuan masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur këtij incidenti të sigurisë kibernetike dhe për të zbutur ndikimin e tij,” tha ICC në një postim në X.

“Përgjigja shtesë dhe masat e sigurisë janë sot e në vazhdim, me ndihmën e autoriteteve të vendit pritës”, duke iu referuar Holandës.

Natyra e incidentit mbetet e paqartë dhe nuk dihet ende nëse ndonjë e dhënë e mbajtur në sistemet e ICC-së është aksesuar apo është hakuar.


You may also like

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]