Jo më larg se mbrëmë u morr vesh, se reciprociteti me Serbinë, nuk është zbatuar pikërkisht në segmentin me të proklamuar të qeverisë Kurti. Dogana e Kosovës tek mbrëmë zyrtarisht ka pohuar se në përshkrimin e letrave doganore të mallit që shkojnë në Serbi, apo edhe që janë vetëm tranzit nëpër Serbi, nuk figuron në asnjë dëshmi, se origjina e mallit përshkruhet nën titullin Republika e Kosovës.
Serbia, si zakonisht e dërgon mallin në Kosovë nën logon Republika e Serbisë, por, masat e reciprocitetit që e bënin aq të madhe këtë punë nga Albin Kurti e Haki Abazi, nuk është zbatuar për Kosovën.
Pastaj, me të konfirmuar zyrtarisht, se ky proces ka dështuar deri më tani, zv. Kryeministri Haki Abazi, mbrëmë e tha , se prej nesër e tutje, asnjë mall i Serbisë nuk do të futet në Kosovë përderisa Serbia nuk e pranon gjoja mallin e Kosovës nën mbishkrimet e faturave Republika e Kosovës.
Ku paske qenë deri tash o Haki Abazi?
Madje, z.Abazi, po këmbëngul në këtë reciprocitet, një ditë pa ardhur në detyrë qeveria Hoti.
Pra, një ditë e vetme i ka mbetur Haki Abazit ta zbatojë reciprocitetin, për të cilin ka bërë aq shumë zhurmë për zbatim të kësaj mase.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ivica Daçiqit, që ka thënë se, nëse kjo masë zbatohet, nuk do të ketë bisedime.
Pra, qytetarët tanë duhet të shohin dhe të kuptojnë se, si nuk është zbatuar reciprociteti me Serbinë, në një segment që qeveria Kurti, ka prishur marrdhëniet me SHBA-në, por që nuk e ka zbatuar fare masën kundër Serbisë.
Zv. Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Haki Abazi, nuk ka pasur kohë të merret kurrë me qeverisje as ekzekutiv, sepse ka qenë i zënë me hakmarrje ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit e Isa Mustafës dhe LDK-së.
Me gjasë, Haki Abazi që dikur ishte kundërshtari më i madh i VV-së, tani nga pozicionet e partisë së Albin Kurtit, i gjuan me topa, terenet e Thaçit dhe Mustafës.
Fushata e z. Abazi kundër Thaçit e Mustafës, nuk mund të kishte sukses duke i akuzuar ata për t’i përbaltur me retorikë poshtëruese, por Thaçi e Mustafa, mund të goditeshin vetëm nëse Abazi do të ofronte fakte nga puna e tyre e dëmshme. Është tronditës fjalori ofendues ndaj presidentit, siç ndodhi apo ndaj cdo kujt tjetër, në mënyrën që e bëri Abazi dhe Rexha, duke e quajtur “rrenc dhe të poshtër presidentin”, vetëm pse ai zbatoi kushtetutën.
Të paktë janë njerëzit që dinë të flasin aq pa mbulesë faktografike si Haki Abazi kundër të tjerëve që nuk i konsideron rivalë konkurrentë, por arimqë personal dhe të shtetit.
Nëse dikush nga qeveria Kurti, është më së shumti meritor për flamurin e bardhë të VV-së, ky është Haki Abazi që ka krijuar armiqësi të pajustifikueshme me ata që e sollën deri këtu shtetin e Republikës së Kosovës, mirë e keq kështu qysh e sollën deri këtu, por çdo rrugëtim i Kosovës deri këtu, ka shënuar procese të fitoreve mbi Serbinë.
Se ka të këqija që janë bërë në këtë shtet, ka. Se ka gjëra që kanë mundur të bëhen më mirë, ka. Se ka nepotizëm, ka. Por, se ka nisur një nepotizëm edhe në 50 ditët e qeverisë Kurti dhe, edhe në 50 ditë tjera në detyrë, ka. Se, ka pas shkelje nëpër borde në qeveritë e mëparshme, ka pasë. Por, se kanë nisur edhe shkelje dhe abuzime me borde edhe nga qeveria Kurti, kanë nisur.
Dikur para do viteve në ish Jugosllavi, kanë qenë do njerëz që dilnin dhe kërkonin renovim të kazanave e kusive nëpër fshatra dhe ata quheshin kallajxhinjë. Harrnonin çdo lloj kazani metalik. Diçka të ngjashme është munduar të harrnojë edhe Haki Abazi në politikën e tij me VV-në që dikur e diskreditonte dhe Albin Kurtin si shef i VV-së.
Albini tash është mirë t’i kuptojë do gjëra që i thuhen me qëllimin më të mirë, se nëse dikush në qeverinë e tij ka akuzuar e shpifur aq pamëshirshëm, ka qenë zv. Kryeministri Haki Abazi.
Me një fjalor të pamëshirshëm dhe dhe të paargumentuar, ka qenë atakuesi më brutal ndaj të gjithëve që nuk ishin VV.
Është mirë që z. Kurti, të lirohet nga disa të tillë që matematikën qeverisëse , e bëjnë me filozofi të pakripë.
Albin Kurti, nuk është që nuk din të qeverisë. Nuk është që nuk i njeh problemet, dukuritë dhe fenomenet, proceset dhe shtetin. Por, ai duke qenë në rolin e kryeministrit të shtetit, nuk mund edhe të qeverisë mirë, edhe t’i përmirësojë cdo ditë nga 100 gabime të strukturês ministrore.Ai erdhi në pozitë të tillë, që as të mos mundë t’i pranojë gabimet e tyre as të shkojë tutje me punën e vet, në një gjendje ku gabimet e të tjerëve i faturohen kryeminisrtit Kurti.Safet Krivaça / Kosovarja /