Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Haki Abazi: Nga e hëna Vjosa mund të jetë presidente

nga Revista Kosovarja

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka dalë në mbrojtje kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani pas incidentit që gati çoi në konfrontim fizik në mesa saj dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Ai ka thënë se halli i Ukajt, është se pas të hënës Vjosa Osmani mund të jetë edhe presidente e Kosovës.

Abazi nga ky postim duket se shpreson se presidenti Hashim Thaçi i cili do të intervistohet të hënën nga Gjykata Speciale në Hagë, do të ndalet atje dhe vendin e tij do ta zërë Osmani.

“Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157245450070718

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]