fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Hakohen përdoruesit e Crypto.com

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Crypto.com, një nga këmbimoret më të mëdha dhe më të njohura të kriptomonedhave në botë, që tani mbështetet nga aktori i famshëm hollivudian, Matt Damon, ka pranuar se 483 nga përdoruesit e tij u hakuan në fillim të këtij muaji, duke çuar në tërheqje të paautorizuara të bitcoin dhe Ether me vlerë prej 35 milionë dollarë.

Kompania fillimisht kishte thënë se 15 milionë dollarë ishin marrë në grabitje.

“Më 17 janar 2022, Crypto.com mësoi se një numër i vogël përdoruesish kishin tërheqje të paautorizuara të kriptove në llogaritë e tyre,” shkroi Cyrpto.com në një postim të enjten.

“Crypto.com pezulloi menjëherë tërheqjet për të nisur një hetim dhe punoi gjatë gjithë kohës për të adresuar këtë çështje. Asnjë klient nuk përjetoi humbje fondesh. Në shumicën e rasteve kemi parandaluar tërheqjen e paautorizuar dhe në të gjitha rastet e tjera klientët janë rimbursuar plotësisht”, ka shtuar Damon.

Kompania ka thënë të hënën se kishte parë që për një pjesë të vogël të llogarive, transaksionet po miratoheshin pa u futur nga një përdorues, faktori i dytë i vërtetimit.

Si masë shtesë, Crypto.com prezantoi një veçori që nënkupton se kur një adresë e re shtohet si përfitues në një llogari, përdoruesi do të marrë njoftime dhe do të ketë 24 orë kohë për ta anuluar çdo pagesë nëse nuk e autorizojnë atë.

Më në fund, është shpallur Programi i Mbrojtjes së Llogarive në mbarë botën (WAPP), duke premtuar se do të rivendosë fondet deri në 250,000 dollarë për përdoruesit që kualifikohen. Për t’u kualifikuar, përdoruesit duhet të përdorin vërtetimin me shumë faktorë dhe të kenë paraqitur një raport policie që mund të tregojë Crypto.com.

Kompania ka bërë emër kohët e fundit me partneritetet me Matt Damon dhe Ëater.org, si dhe me blerjen e të drejtave të emrit të Staples Center në Los Anxhelos.

Shkelja në Crypto.com është një nga shumë hakimet që rezulton në humbje shumë milionëshe në industrinë e kriptomonedhave. Në të vërtetë, ajo zbehet në krahasim me vjedhjen e madhe prej 600 milionë dollarësh që goditi platformën Poly Network të bazuar në blockchain. Kjo histori mori një kthesë të çuditshme kur hakeri i ktheu të gjitha fondet.


Etiketa: Crypto.com

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kosovë: Brenda katër muajsh mbi 6 mijë aksidente, 31 me fatalitet

48 sekonda më parë
Aktuale

Optimizëm për liberalizimin e vizave në fundvit

10 minuta më parë
Aktuale

Kryetari Rama edhe të dielën në punë, radhën e ka Kalabria

17 minuta më parë
Aktuale

Këtë verë shihemi në Shëngjin në “Mille Amici”, hotelin me 5 yje dhe njëmijë miq!

43 minuta më parë
Aktuale

Jashari: Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit

1 orë më parë
Aktuale

“Asgjë nuk ka mbetur”: Mariupoli ‘mbledh copat’ pas luftimeve të ashpra për disa javë

1 orë më parë
Postimi tjetër

Kurti si ‘gjermani’ i KEK’ut flet në detaje për defektin në bllokun B2 teksa përplaset me opozitën

Antonela mbështet Beatrix, reagon mamaja e këngëtares

Policia arreston dy persona për vrasjen e 26-vjeçarit në Pejë

TË FUNDIT

Kosovë: Brenda katër muajsh mbi 6 mijë aksidente, 31 me fatalitet

48 sekonda më parë

Për katër muaj në rrugët e Kosovës kanë ndodhur mbi 6 mijë aksidente, ku prej tyre 31 kanë qenë me...

Optimizëm për liberalizimin e vizave në fundvit

10 minuta më parë

Qytetarët dhe institucionet ende vazhdojnë të presin ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave. Edhe pse s’është dhënë ndonjë...

Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç

14 minuta më parë

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni...

Kryetari Rama edhe të dielën në punë, radhën e ka Kalabria

17 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e “Lagjes Kalabria” rreth Planit Rregullues. Përmes një postimi...

Akullore shtëpie me qumësht

31 minuta më parë

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët. Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila...

Këtë verë shihemi në Shëngjin në “Mille Amici”, hotelin me 5 yje dhe njëmijë miq!

43 minuta më parë

Shqipëria tashmë ka krijuar traditen e turizmit bregdetar, kjo falë investimeve kapitale në fushën e hotelerisë, stafeve të shkolluara në...

MË TË LEXUARAT

Lajmi taze, Antonela Berisha shtatzënë

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

Bill Gates tha se ai nuk zotëron asnjë kriptovalutë për këtë arsye

Izrael dhe Zvicër: Konfirmohen rastet e para me li të majmunëve

41-vjeçari i virgjër kërkon dashurinë e jetës: E dua që dhe ajo të jetë e virgjër, mos të ketë pasur të dashur kurrë!

Neurokirurgu kosovar: Është ofendim me na kërku mos me ikë nga Kosova një ministër që ka ardhur prej s’jashti

Shaqir Cërvadiku: Më ka marrë malli t’ i shoh sytë …

Pse e qara e një foshnje në javët e para dhe ndonjëherë në muaj, nuk shoqërohet me lot?

Finlanda përfundimisht aplikon për anëtarësim në NATO

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint