Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Halil Kastrati: Kemi marrë vendim ta strehojmë të moshuarën nga Gjakova, e presim

nga Revista Kosovarja

Humanisti Halil Kastrati është shprehur i gatshëm që ta strehojë të moshuarën nga Gjakova, ndaj të cilës është ushtruar dhunë në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Mbi artikull

Ai është shprehur i dëshpëruar me skenat që janë bërë publike sot në mediat vendore nga kjo qendër.

Kastrati ka thënë se është në kontakt me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini për strehimin e saj

“Është përhapë një lajm se ajo nënë e jona është pranu në shoqatën tonë. Më ka thirrur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në koordinim me kryetarin Gjini, që ta pranojmë këtë nanë”, ka thënë Kastrati.

Moneytizer Paragrafi 4

Kastrati ka deklaruar se “nga ana jonë është marrë vendim që ajo të pranohet, prandaj, sipas tij, “ngelet të vendos familja”.

Kastrati ka thënë se punën për strehimin e të moshuarve e bënë me vullnet.

“Unë si Halil me gjithë stafin punoj në aspektin shpirtëror me të moshuarit. Qe një vit kam marrë nusen e fëmijët dhe jetoj bashkë me ta.Ne jemi të gatshëm ta pranojmë në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.