Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hamza i PDK-së sot shpalos programin e tij qeverisës

nga Revista Kosovarja

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do ta mbajë Konventën e kësaj partie në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 18:00.

Ai aty pritet të shpalos programin e tij qeverisës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Fillimisht kjo Konventë ishte thënë se do të mbahej nga ora 17:00, por që pastaj ndryshoi orari, raporton Klankosova.tv.

Hamza ka thënë se që nga nominimi i tij për kryeministër ka takuar qindra e mijëra qytetarë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me e pa dallime politike, ku sipas tij, përmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku”, ka shkruar Hamza, njofton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]