Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që po mbahen tubimet, përkrahja është si kurrë më parë.

Mbi artikull

Hamza u shpreh i bindur se ky vullnet, përkrahje e energji, do të rezultojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne kemi hy në fushatë zgjedhore të përgatitur edhe me struktura edhe me ekip edhe me program.

Tubimi i parë që është mbajt në Prishtinë, jam prej fillimit në PDK, tubim më masiv edhe ma me energji, nuk kam taku.

Moneytizer Paragrafi 4

Pastaj ka qenë edhe tubimi tjetër në Ferizaj edhe në masivitet, edhe organizim, edhe energji, edhe ngado që po shkoj, po vërej mobilizim të njerëzve, vullnet të njerëzve për me e përkrah programin edhe mu si kandidat për kryeministër.

Sigurisht edhe partitë e tjera i kanë bërë përgatitjet e veta, por unë me bindjen time të plotë them se tubimet e PDK-së deri më tash kanë qenë edhe më masive edhe mirë të organizuara edhe me energji e vullnet edhe jam i bindur që kjo energji e ky vullnet  ka me rezultojë me rezultat më 9 shkurt”, u shpreh Hamza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]