Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hamza premton 50% rritje të pagave në sektorin publik

nga Revista Kosovarja

“Për shumëkënd, jeta në Kosovë është shumë e vështirë”.

Mbi artikull

Kështu shprehet kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ku shton se me rritjen e çmimeve, qytetarët mezi ia dalin ta kalojën muajin me pagën që e marrin, transmeton Klankosova.tv.

Këtë breng ka edhe një qytetar i Kosovës.

“Frika jem ma e madhe është që pa marrë parasysh sa shumë punoj, nuk kam me mujt me mbajt familjen dhe me siguru jetesë të mirë për fëmijët e mi. Pagat janë të ulëta, e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë ai në një video të publikuar nga Hamza.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me këtë, kandidati për kryeministër premton rritje të pagave deri në 50 për qind për çdo punëtor të sektorit publik.

“Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50 për qind. Puna juaj do të vlerësohet drejtë. Ekonomia mundet ma mirë, vetëm nëse shteti i mbështet qytetarët dhe familjet e tyre. Pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë”, thotë Hamza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]